Katër tragetet që lundrojnë në linjat Durrës –Bari dhe Bari – Durrës janë nisur me disa orë vonësë nga portet respektivë në të dy anët e Adriatikut.
Burime nga Dispeçeria e Përgjithshme në APD, bëjnë të ditur se shkak është bërë deti i trazuar dhe era e fortë me shpejtësi mbi 20 km/orë në brigjet detare.
Sipas të njejtave burime, tragetet “Francesca” dhe “Rigel” që janë nisur nga Bari sot në orët e para të ditës pritet të mbërrijnë në Durrës rreth orës 13.30, me një vonesë prej 5-6 orësh.
Ndërkaq, mësohet se tragetet “Bari” dhe “Allegra” të linjës Durrës-Bari që duhet të fillonin lundrimin mbrëmë rreth orës 23.00 janë nisur nga porti më i madh i vendit sot rreth orës 6.00.
Dispeçeria e APD-së, bën me dije se sot në mbrëmje parashikohet përsëri erë e fortë dhe det i trazuar.