Dita e Ujit të Bekuar, APD kujdeset për mbarëvajtjen e ceremonisë në port

Qindra besimtarë ortodoksë në Durrës kanë kremtuar sot, Ditën e Ujit të Bekuar. Ceremonia simbolike e hedhjes së Kryqit në ujë, u zhvillua si çdo vit në kalatën 5 të portit, menjëherë pas meshës së paradites në katedralen e Shën Pavlit dhe Shën Astit.

Megjithë kushtet e rënduara të motit dhe reshjet e shiut, besimtarë të shumtë dhe mjaft qytetarë të tjerë durrsakë lëvizën drejt hyrjes nr 2 të portit. Nën kujdesin e forcave të Sigurisë FSPD ata iu drejtuan mjediseve portuale.

Drejtoria ekzekutive e Autoritetit Portual, kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ceremonisë, që nga shoqërimi i korteut të besimtarëve drejt kalatës, pranë së cilës u zhvillua rituali, deri te kujdesi për shëndetin e rinjve që sfiduan ujrat e ftohta, për kapjen simbolike të Kryqit.

Mes katër djemve të rinj, fati i buzëqeshi studentit 20-vjeçar Xhulio Arapi, i cili mes përgëzimeve të besimtarëve uroi paqe dhe harmoni për të gjithë. Kremtimi i Ditës së Ujit të Bekuar në Durrës është një nga ceremonitë fetare e qytetare që zhvillohen çdo vit në mjediset e Portit më të madh të vendit.