Dita Ndërkombëtare e Pastrimit/ Punonjësit portualë përkujdesen vullnetarisht për mjedisin/ 19 shtator 2020

Dhjetra punonjës të Autoritetit Portual punuan vullnetarisht të shtunën paradite në përkujdesje për mjedisit pranë hapësirës portuale.

Gjithçka u realizua duke zbatuar normat shëndetsore të përcaktuara ndaj Covid 19.
Aksioni vullnetar, që u iniciua nga drejtoria e Mjedisit në APD u përqëndrua në territorin komunitar në hyrje të portit më të madh të vendit, si dhe në hapësirën pranë ish-portit të peshkimit.

Bashkë me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, punonjësit portualë u kujdesën edhe për sistemimin e gjelbërimit në zonën pranë hyrjes së portit.


APD do të mbështesë edhe në të ardhmen veprimtarinë vullnetare për krijimin dhe ruajtjen e mjedisit brenda dhe jashtë hapësirës portuale.