Sot më datë 5 Dhjetor 2020, shënohen plot 35 vite nga shpallja e “Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit” nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Si një institucion i rëndësisë parësore për komunitetin, politikat sociale të Autoriteti Portual Durrës, vijnë shpesh në formën e vullnetarizmit.
Në përditshmërinë tonë aplikojmë në nivele të shumëfishta qasjen sociale, si organizimet e dhurimeve vullnetare të gjakut për fëmijët talasemikë, në kuadër të nismës së “Kush dhuron gjak, shpëton një jetë”; kontributin e palodhur vullnetar të punonjësve tanë në raste të emergjencave civile në qytet apo fatkeqësive natyrore, si tërmetit i vitit të kaluar apo pandemia, angazhimin e vazhdueshëm të stafit në iniciativa vullnetare, të cilat kanë në fokus mbrojtjen dhe pastrimin e zonave bregdetare, hapësirave publike dhe mjedisin në tërësi, etj.
Në përpjekje për të shërbyer si një shembull i mirë dhe si model frymëzimi, sot apelojmë për një ndërgjegjësim publik i cili shkon përtej së mirës individuale dhe aspiron gjithëpërfshirje në aktin më human të shoqërisë sonë, duke reflektuar kështu ndjeshmërinë dhe solidarizimin me atë pjesë vulnerabël të shoqërisë e cila ka nevojë për mbështetjen tonë.
“Vullnetarët nuk paguhen, jo sepse nuk kanë vlerë, por sepse nuk ka çmim që paguan për kontributin e tyre.”