Në portin e Durrësit, në ditët e para të vitit 2017 vijon normalisht përpunimi i anijeve dhe trageteve.
Nga burimet e Dispeçerisë portuale, mësohet se tragetet me udhëtarë, kryesisht shqiptarë, që po kthehen në vendet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë pas pushimeve të fundvitit, nuk kanë patur vonesa në nisjet e tyre nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës. Moti i keq dhe deti i trazuar nuk kanë shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi.
Në dt 2 dhe 3 janar në mbrëmje përkatësisht nga tre tragete janë nisur për lundrim rreth orës 23.00, sipas orarit të parashikuar në grafik.
Ndërkaq në ditët e para të vitit në kalata janë përpunuar anijet me kontejnerë “Bjorg” dhe “Asiatic Liberty”, ndërsa në kalatën 5 ka nisur sot përpunimi i anijes me blloqe mermeri “Tera”. Në radën portuale janë ankoruar dy anije tregtare, ndërsa tre të tjera priten deri të premten në portin më të madh të vendit.
Nga anijet do të përpunohen afro 21 mijë ton mallra të ndryshme si bërsi ulliri, vaj luledielli, qymyr, blloqe mermeri, çimento dhe ure’.