13.11.2025
Në kuadër të vizitës së fregatës së Marinës Mbretërore Britanike HMS Richmond në Portin MBM/Porto Romano, drejtori i Autoritetit Portual Durrës zhvilloi një vizitë zyrtare në bordin e anijes, ku mori pjesë në Forumin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, të organizuar nga Zyra e Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike.
Gjatë aktivitetit, përfaqësues nga institucione shtetërore, kompani britanike dhe partnerë strategjikë prezantuan zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë së mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe rajonal.
Kjo vizitë thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë detare dhe rolin e Kompleksit Portual Durrës–Porto Romano si pikë strategjike në rajon.




