Drejtori i përgjithshëm i APD, takim konstruktiv me drejtuesit e Qendrës së Trajnimeve të portit të Antwerpit

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Agron Tare zhvilloi një takim konstruktiv me drejtues të Qendrës së Trajnimeve të Portit të Antwerp-it (Belgjikë), porti i dytë më i madh në Evropë.

Z. Tare shprehu mirënjohjen për mbështjen e dhënë nga Porti i Antwerp-it në kuadër të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës, si dhe vlerësoi rëndësinë dhe nevojën për një bashkëpunim të mëtejshëm në rritjen e kapaciteteve tona. Drejtuesit e Qendrës së Trajnimeve të Portit të Antwerp-it, u takuan edhe me stafine APD; palët prezantuan vizionet dhe arritjet, si dhe diskutuan rreth sfidave dhe zgjidhjeve efikase në të ardhmen.