Drejtues të Autoritetit Portual Durrës dhe ata të Sistemit portual të detit Adriatik Lindor zhvilluan sot paradite një Takim mbi bashkërendimin dhe përmirësimin e sistemit të kontrollit të mallrave dhe udhëtarëve në portet respektive.
Në Takimin që u zhvillua në Drejtorinë Ekzekutive të APD, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv Aleksandër Lipivani, pasi uroi mirëseardhjen vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit mes palëve me qëllim rritjen e sigurisë.
Më pas drejtuesit e departamenteve të Shërbimeve Operacionale dhe
Sekretari i përgjithshëm i Autoritetit të Sistemit portual të detit Adriatik Lindor, Matteo Paroli, ofroi një pasqyrë të funksionimit të Sistemit të kontrollit të mallrave dhe udhëtarëve në portin e Ankonës. Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy porteve.
Në Takim folën për përvojat e deritanishme edhe drejtori i Doganës së Durrësit, Artan Sulejmani dhe drejtore e Policisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Lindita Nushi.
Pas Takimit, në të cilin morri pjesë edhe nënkolonel Francesco Salvo, nga Komanda e Guardia di Finanza Provinciale-Ankona, drejtuesit italianë të portit të Ankonës bënë një vizitë në Drejtorinë e Doganës dhe sistemin e Skanerit, si dhe në Terminalin e Trageteve.