Dritat udhërrëfyese të detarisë/ 17 korrik 2020

Sigurisht, përveçse në qofsh një marinar apo një person i angazhuar në industrinë detare, ajo struktura e vjetër dhe e vetmuar e cila çdo natë shpërndan ndriçimin e vet mbizotërues që tejkalon hapësirat detare nuk të ka ngacmuar ndonjëherë kureshtjen. Por a e dini se përveç rolit jashtëzakonisht të rëndësishëm në detari, ajo mbart me vete edhe një histori e cila nis që në Aleksandrinë e lashtë?


Fari është një ndërtesë në formë kulle por mund të gjendet gjithashtu edhe në trajta të tjera striukturore në krye të së cilit qëndron një sistem ndriçuesish dhe lentesh me kapacitet shumë të lartë ndriçimi.

Faret shërbejnë si një element udhërrëfyes dhe sinjalizues për pilotët detarë dhe rrugët e brendshme ujore në ndihmë të aktiviteteve navigacionale, Fari pozicionet kryesisht në hapësira të cilat konsiderohen strategjike ose që paraqesin rrezikshmëri në terma të lundrimit.

Roli i farit fokusohet në dy drejtime:Funksioni i tij si instrument, i cili nëpërmjet ndriçimit asiston mjetet në lundrim si dhe funksioni i tij si sinjalizues dhe paralajmërues i anijeve mbi zona apo rrethana potencialisht të rrezikshme siç janë: brigjet me rrezikshmëri, cekëtinat apo shkëmbinjtë nënujorë, pengesat apo hyrjet e sigurta në porte

Fari renditet ndër sinjalizuesit më të hershëm dhe më të rëndësishëm të trafikut detar por ai gjithashtu asiston edhe në navigacionin ajor.

Fari i Parë i njohur nga njerëzimi ishte Pharosi i Aleksandrisë, në Egjipt. Ptolemeu I dhe i biri Ptolemeu II e ndërtuan atë në vitet 300 dhe 280 para Krishtit. Ai kishte një lartësi prej rreth 450 metra dhe konsiderohej si një ndër shtatë mrekullitë e botës antike.Si pasojë e një sërë mësymjesh pushtuese por edhe fatkeqfatkeqësish natyrore si tërmetet e njëpasnjëshme rreth viteve 1300 para Krishtit struktura e tij u rrënua plotësisht.


Fari më i vjetër ekzistues në botë konsiderohet të jetë ai i gadishullit të La Coruna në Spanjë.Ndërtuar diku në Shekullin II pas Krishtit, ky far është 55 metra i lartë dhe survejon gjithë bregdetin e Atlantikut të Veriut të Spanjës. I njohur nga romakët si “Farum Brigantium”, ai njihet ndryshe edhe si “Kulla e Herkulit”. Ndërtesa aktuale iu nënshtrua rinovimit gjatë vitit 1791 pas Krishtit. “Kulla e Herkulit” mbetet një nga faret më të vjetër në botë i cili sot është monument kombëtar i Spanjës dhe njihet botërisht si një objekt i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s nga qershori i vitit 2009.