Durrës, 02.10.2014 Njoftim për Shtyp “Punonjësit e Autoritetit Portual Durrës i bashkohen nismës për dhurim vullnetar të gjakut”

Me dhjetëra punonjës të Autoritetit Portual Durrës, i janë përgjigjur pozitivisht nevojës për dhurim vullnetar gjaku, organizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Bankën Lëvizëse të Gjakut. Për dy ditë më radhë, përgjatë ditës së mërkurë dhe të enjtes, në ambientet e Shërbimit Mjeksor kanë dhuruar gjak, rreth 50 persona, nën moton “Kush dhuron gjak, shpëton një jetë”, me qëllim ardhjen në ndihmë për personat që kanë nëvojë për gjak.

Dhurimi i gjakut u realizua në kushte optimale higjenike, në prani të stafit mjeksor të kualifikuar. Fillimisht çdo dhurues i’u nënshtruan matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjëndjen shëndetsore para dhurimit.

Stafi mjeksor i portit ishte i pranishëm me personelin përbërës, duke qendruar të gatshëm për të  përballuar  ndihmën e parë dhe rastet e emergjencave mjeksore.

Pas dhurimit vullnetar të gjakut “Banka e Gjakut”, do të pajis çdo dhurues me Kartelën e Rezultateve të analizave të gjakut që përfshijnë disa të dhëna kreyesore, si (grupin e gjakut dhe rezusin, kolesterolin, proteinat totale, Hepatitin B dhe C, Hiv1, Hiv2 etj. ). Dhurimi vullnetar I gjakut nga punonjësit e APD-së tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme, duke

ju përgjigjur nevojës që ka për dhurues vullnetarë, kryesisht për personat që vuajnë nga Talasemia.