Durrës, 03.04.2014

Drejtori ekzekutiv I Autoritetit Portual Durrës, Selim Belortaja, ka zhvilluar mbledhjen e radhës me Komitetitin e Sigurisë në Anije dhe në Porte , të parashikuar nga neni 25, I ligjit nr. 165, për sigurinë Portuale. Të pranishëm në takim ishte vetë kreu I APD-së, Belortaja, i cili njëkohësisht është dhe kryetari I Komitetitit të  Sigurisë në Anije dhe në Porte, si dhe antarët e saj:

  1. Përfaqësues të autoritetit shtetëror të sigurisë portuale
  2. Përfaqësues të Forcës së  së sigurisë së Portit
  3. Oficeri i Sigurisë së Portit
  4. Përfaqësues të Drejtorisë së Portit
  5. Përfaqësues të Policisë Kufitare
  6. Përfaqësues të Doganës
  7. Përfaqësues të Kapitenerisë dhe
  8. Përfaqësues të Rojes Bregdetare

Në emër të APD-së, Belortaja, ka kërkuar rritjen e paramtrave të sigurisë Brenda territorit të Portit, me qëllim plotësimin e kërkesave të ISPS Code (International Ship and Port Facility Security). Ndërkohë, anatërët e Komitetit kërkuan bashkërendim të punës me të gjithë antarët, me qëllim mbarvajtjen e mëtejshme të punës sa I përket kritereve të sigurisë në territorin e Portit të Durrësit, të jetë në nivelet e parashikuara në vendet e rajonit e më gjerë.