Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Selim Belortaja, mesditën e së mërkurës zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zonës se Lirë Ekonomike, Pirot, njëkohësisht edhe Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Rajonit të Nishit( Rajoni i dytë ekonomik i Serbisë ), Dragan Kostic.
Qëllimi i takimit ishte identifikimi i rrugëve të bashkëpunimit dhe forcimi i marrëdhënieve në sektorin e transportit por, edhe me gjerë. Belortaja, në emër të APD-së prezantoi kapacitetet dhe sherbimet e Portit të Durrësit dhe nënvizoi rëndësinë e përfshirjes në koncepte rajonale e multimodale të transportit e përpunimit, si rrugë për rritjen e efektivitetit dhe konkurrueshmëris.
I pranishëm në takimin e zhvilluar ishte dhe Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.
Zona e lirë Ekonomike Pirot është një kompani sherbimesh logjistike, transporti dhe magazinimi, me buxhet publik dhe aksione të përbashkëta me koorporatën “Tigar”, me kapacitete serioze në infrastrukturën elektrike, Rrjetet Transporti, Hekurudhave, etj.