Durrës, më 19.03.2014

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual të Durrësit, Selim Belortaja, paraditën e së mërkurës, priti në takim Kryetarin e Dhomave të Tregëtisë të Maqedonisë, Branko Azeski. Pasi e falenderoi Z. Azeski, në emër të APD-së për interesin dhe vizitën në Portin e Durrësit z. Belortaja vleresoi rendesine qe ka per Portin biznesi dhe ekonomia maqedonase, si dhe shprehu gatishmerinë për të forcuar me tej bashkëpunimin ekzistues. Me pas ai shpjegoi në mënyrë të permbledhur funksionimin e shërbimeve portuale si dhe potencialin e nje bashkepunimi me efektiv, ne dobi te ekonomive te vendeve perkatese dhe te rajonit. Duke vleresuar lart shërbimet e Portit të Durrësit kryetari i Odës së Tregëtisë të Maqedonisë, Branko Azeski pohoi se Porti I Durresit do të mbetej zgjedhja parësore portuale për biznesin maqedonas dhe se ata ishin te interesuar te merrnin pjese me aktivisht ne performance e Portit. “Dhoma e Tregëtisë së Maqedonisë përfaqëson 90% të bizneseve që operojnë në këtë vend, ndërsa  zgjerimi I bashkepunimit me Portin e Durrësit, eshte kyc per zhvillimin e mëtejshëm të vete biznesit  maqedonase”.

Fokusi i takimit ishte identifikimi I rrugeve per zhvillimin e flukseve te shkembimit, favorizuar edhe nga klima e përshtatshme e mardhënieve mes dy vendeve. Kryetari i Dhomës së Tregëtisë e ftoi z. Belortaja për të zhvilluar një takim te zgjeruar me biznesin në Maqedoni.