Durrës, më 24.02.2014 “Autoriteti Portual Durrës takim me temë : Zhvillimi i transportit detar dhe porteve në kuadër të bashkëpunimit rajonal”

Në kuadër të nismës Adriatiko-Joniane, nën Presidencën shqiptare për periudhën 2013-2014, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Autoritetin Portual Durrës, ditën e premte datë 21.02.2014, ka organizuar tryezë të rrumbullakët me temë: “Zhvillimi i transportit detar dhe porteve në kuadër të bashkëpunimit rajonal”. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Jashtme, Sekretaria e EUSAIR( Giuseppe Di Paola, Adriatic-Ionian Secretariat), Përfaqësues nga Ministria e Transportit Detar të  Greqisë, Porti I Vlorës, Porti I Ankonës(Itali), Autoriteti Portual Durrës, UAMD-së, Përfaqësues nga Dhoma e Tregëtisë dhe Indusitrisë së Durrësit dhe Kapiteneria. Elson Thana, specialist pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës ka hapur siparin e  takimit duke spjeguar dhe analizuar në mënyrë të hollësishme përmbajtjen e EUSAIR si një strategji e rëndësishme që përfshin katër komponente kryesorë: 1. Maksimizimi I potenacialit të ekonomisë “blu”, 2. Mbrojtja e mjedisit detar, 3. Sigurimi i ambjenteve portuale, 4. Aktiviteti i qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të peshkimit.

Duke përshëndetur në emër të Drejtorisë Ekzekutive të APD-së, zv.drejtori Artjan Qirici vuri në dukje se: “Ky event është shumë i rëndësishëm, kjo për faktin se aktualisht Porti i Durrësit po kalon në një fazë zhvillimi dhe ndryshimi në strukturën e tij territoriale dhe operacionale, të orientuar jo vetëm nga master plani , por gjithashtu nga strategjitë e iniciativës EUSAIR, në katër tematika kryesor e të saj, në përputhje me politikat dhe programin e qeverisë shqiptare në zhvillimin e vijës bregdetare. Me kënaqësi ju infromoj që, jemi duke ndjekur nga afër  planin e kësaj iniciative. Nismat dhe mundësitë për të arritur rezultate konkrete mbi projektet kurajozë për zhvillimin e Portit të Durrësit. Përfaqësuesit tanë kanë marrë pjesë në seminaret e zhvilluara nga EUSAIR në Bruksel dhe Athinë. Ashtu sikur se,  një javë më parë organizuam tryezë të rrumbullakët shumë të rëndësishme në materializim e programit “TEN ECOPORT” me përfaqëues të porteve të rajonit” .Giusepe di Paola, përfaqësues i Sekretariatit të nismës Adriatiko-Joniane, pohoi në fjalën e tij   se “ky është një moment kyç  për bashkëpunimin rajonal”. Sipas z. Di Paola, “ strategjitë e përbashkëta do të paraqiten brenda gjysmës së parë të këtij viti, për të marrë miratimin e Komisionit Evropian”.  Më pas, tryeza i vazhdoi punimet në dy seksione, ku u trajtuan përkatësisht problematikat e transportit detar dhe ato të infrastrukturës portuale, me qëllim zgjidhjen e tyre nëpërmjet një plani të përbashkët për vendet anëtare të EUSAIR-it, pjesë e të cilit janë 8 shtete .