Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Selim Belortaja, ka pritur në një takim një delegacion të zyrëtarëvë nga Kina i kryesuar nga Chen Binshui, zëvendës kryetar i bashkisë Ningbo. Gjatë takimit, në emër të APD-së, Z. Belortaja ka njohur delegacionin kinez me aktivitetin e përgjithshëm të Portit, ndërsa ka shprehur gatishmëri bashkëpunimi midis dy vendeve në fushat e ekonomisë dhe shkëmbimit tregëtare.
Përfaqësuesit kinez kanë shrehur interes për mundësi bashkëpunimi tregëtare ndërmjet dy vendeve, nëpërmjet Portit të Durrësit. Në fund të takimit të zhvilluar në ambientet e Autoritetit Portual Durrës, përfaqësuesit kinez I kanë bërë ftesë drejtusve të Autoritetit Portual Durrës për të vizituar Portin e pesë më të madh në botë, që ndodhet në qytetin e Ningbos(Kinë) dhe më pas ata kanë zhvilluar një vizitë në sektorë të ndryshëm të Portit, të shoqëruar nga Shefi i Sektorit të Marketingut, z. Arben Xhemali .
Pjesë e delegacionit kinez ishin edhe Li Minggao , zëvendës sekretar i pergjithshëm I bashkisë së Nningbo, Chai Ying drejtor i edukimit, kulturës, shëndetit dhe sport, Jiang Lu zv/drejtor i marrëdhënieve me jashtë dhe Zhu Kaixiang zv/drejtor i zyrës së përgjithshme të ekonomisë dhe teknologjisë.