Durrës më,19.09.2014 Njoftim për shtyp 689 turistë nga vende të ndryshme të botës mbërrijnë në Portin e Durrësin me Kroçerën “SEVEN SEAS MARINER

Ditën e premte, datë 19.09.2014, rreth orës 7:30 të mëngjesit, në Portin e Durrësit është ankoruar Kroçera “Seven           Seas Mariner”. Nga të dhënat portuale, anija turistike ka në bord 689 turistë nga mbarë bota, mes të cilëve, 365 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 159 nga Mbretëria e Bashkuar, 44 nga Australia, 42 nga Anglia dhe 79 të tjerët vijnë nga Belgjika, Brazil, Meksika, Gjermania, etj. Pas ankorimit të Kroçerës në Portin e Durrësit, ku në dispozicion të mbarvatjes së qendrimit të tyre të përkohëshëm janë vënë Forcat e Sigurisë së APD-së, Kapiteneria, Policia Kufitare, ndërsa më pas vizitorët kanë vijuar intenerarin e parashikuar duke u drejtuar për në pikat turistike të Durrësit dhe Tiranës. Kroçera “Seven Seas Mariner” është ndalur në Portin e Durrësit, pas qendrimit një ditor në Portin e Korfuzit(Greqi), ndërsa pasditen e së premtes, rreth orës   18:00     do   të       udhëtojë        në      drejtim të  Portit        të Splitit(Kroaci).

Kjo është anija e 3-të turistike që viziton Portin e Durrësit, brenda muajit shtator, ndërsa, po brenda këtij muaji priten  dhe 3 të Kroçera të tjera, të cilat kanë parashikuar Portin e Durrësit si ndalesë në intenerarit të tyre turistik.