Durrës më,26.09.2014 Njoftim për shtyp “2 Kroçera brenda ditës vizitojnë Portin e Durrësit, me 1169 Turistë nga mbarë bota”

Mëngjesin e së premtes, datë 26.09.2014, në Portin e Durrësit janë ankoruar dy anije turistike, të cilat kanë sjellë plotë 1169 turistë nga vende të ndryshme të botës. E para që ka mbërritur në orën 7:00 në Portin e Durrësit, ishtë Kroçera “Ocean Majesty”, e cila   ka sjellë 373 turistë, mes të cilëve

264 nga Gjermania, 97 Australia dhe pjesa tjetër nga Belgjika, Greqia, Italia etj. “Ocean Majesty” një natë më parë ka qënë në Portin e Dubrovnikut(Kroaci)dhe do të qendroja në Portin e Durrësit deri rreth orës 22:00 të mbrëmjes, më pas do të  vijojë udhëtimin në drejtim të Portit e Kotorrit(Mali i Zi). Ndërkohë, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes, është ankoruar Kroçera hollandeze “Prinsendam”, që ka ardhur nga Porti i Civitavechia(Romë, Itali) dhe ka sjellë 796 turistë, mes të cilëve, 412 persona nga  SHBA, 165 persona nga Kanadaja,

60 persona nga Australia dhe pjesa tjetër nga Hollanda, Anglia, Rumania, Turqia, Ukraina, etj. “Prinsendam” do të qendrojë deri rreth orës 18:00 në Durrës, ndërsa më pas do të vijojë udhëtimin në drejtim të Portit të Splitit(Kroaci).Me qëllim përpunimin e Kroçerave në kohën e planifikuar, janë vënë në dispozicion Forcat e Sigurisë Portuale të APD-së, Kapiteneria, Dega e Doganës Durrës dhe Policia Kufitare.Brenda muajit shtator Porti I Durrësit është vizituar nga 6 Kroçera, duke u bërë pjesë e intenerareve të anijeve Kroçera.