Të hënën paradite në Terminalin Lindor të portit po përpunohen dy anije, në të cilat do të ngarkohen dhe shkarkohen një sasi e përgjithshme prej afro 18 mijë ton mallra.
Sipas burimeve të Dispeçerisë, në kalatën 10 të këtij Terminali sot në orët e para të mëngjesit është ankoruar anija Sirios Cement 1, e cila ka nisur të ngarkohet me një sasi prej 12.500 ton çimento gjithsej.
Sasia e çimentos për eksport është prodhuar në Fabrikën “Antea” të Fushë Krujës.
Pak metra më tej në kalatën 10-11, nga anija “Jaohar Rima”, e cila ka mbërritur nga Libia, do të shkarkohen 5.433 ton skrap, porosi e fabrikës “Kurum” në Elbasan.
Një pjesë e kësaj ngarkese do ti drejtohet me linjë hekurudhore qytetit në qendër të Shqipërisë.