Dy jahte luksoze sot në portin më të madh të vendit/ 13 nëntor 2020

Megjithëse sezoni turistik ka përfunduar, dy mjete lundruese turistike u akostuan sot paradite në portin më të madh të vendit

Dy jahtet janë akostuar sot paradite në portin e Durrësit. 

Anijet luksoze të madhësive të ndryshme do të qëndrojnë në portin më të madh të vendit deri në mbrëmje.

Jahti “”Astrid Conroy” me flamur të ishujve Kayman dhe port regjistrimi në George Town mbërriti nga porti i Marina Carrarës (Itali) – bënë të ditur nga agjencia “Samer & Misa”. 

Anija luksoze me gjatësi 58 metra u akostua në molin 4 rreth orës 9.00 paradite dhe në mbrëmje do të lundrojë drejt njërit prej porteve të Malit të Zi.

Po sot paradite në molin nr 2 u akostua jahti “Diana 2”, me gjatësi 28 metra. Jahti mbërriti nga ishulli i Korfuzit (Greqi) – bënë të ditur burime nga Dispeçeria e APD.