Dy mjete dhe forcat zjarrfikëse portuale shuajnë automjetin në flakë

Një automjet tip Benz ka marrë flakë për arsye që ende nuk janë sqaruar pranë urës së Dajlanit, shumë pranë hyrjes nr 4 të portit detar.

Një vajzë në drejtimin e automjetit, si dhe një grua me fëmijën e saj, fatmirësisht kanë arritur të dalin të palënduar nga makina në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7.50 dhe brenda pak minutash në vendngjarje kanë mbërritur dy automjetet me personelin zjarfikës të APD.

Drejtues të PMNZSH së bashkisë së Durrësit thanë se mjetet dhe efektivat portualë kanë punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa shumë shpejt ka mbërritur edhe automjeti zjarrfikës i qytetit.

Automjetet dhe personeli zjarrfikëse i APD kanë mbështetur vazhdimisht PMNZSH e Durrësit në rastet e zjarreve në qytetsi dhe në rrethinat e tij.