Ekipi operacion trajnim njohës mbi Vlerësimin e Rreziqeve në punë/ 8 gusht 2024

Njohja e procedurave administrative në raport me risqet gjatë operacioneve portuale, ishte fokusi i trajnimit të zhvilluar në Sallën e Konferencave “Hysni Aruçi”, për punonjësit e Terminalit të Konteinerëve.

Në bashkëpunim me operatorin privat “Mariner Adriatik” Qendrën e Ekselencës për Çështje Detare(CEMA) dhe trajnerët e Njësisë së Sigurimit Teknik të APD-së, rreth 80 punonjës morën pjesë në këtë trajnim ditor.

Trajnim vjen në paralelizëm dhe me kuadrin ligjor shqiptar mbi shëndetin dhe sigurinë në punë dhe në funksion të programeve dhe kurrikulave të trajnimeve për stafin e APD-së për rritjen e standardeve të sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të operimit gjatë ushtrimit të aktivitetit portual.