Elisa Stamo ka një karrierë të pasur prej gati 20 vjetësh në fushën juridike, me përvojë në institucione kyçe të Administratës publike dhe sektorit privat.
Përgjatë viteve, ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme, duke përfshirë rolin e Këshilltares pranë Komisioneve të Përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Përgjegjëse e Sektorit për Zhvillimin Strategjik në Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, dhe Koordinatore për Bashkëqeverisjen pranë Kryeministrit, etj.
Arsimi i saj në Shkencat Juridike në Universitetin e Tiranës, si dhe njohja e pesë gjuhëve të huaja, i japin Znj. Stamo një përgatitje të gjerë dhe të thellë për rolin aktual. Ajo është e pajisur me një sërë certifikatash kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.
Në rolin e ri si drejtuese e Divizionit Ligjor dhe Administratës në Autoritetin Portual Durrës, ajo do të mbikëqyrë një sektor kyç për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm.