Në kuadër të ruajtjes së standardeve të larta dhe forcimit tëkapaciteteve operacionale në fushën e sigurisë portuale, Forcae Sigurisë Portuale zhvilloi një stërvitje praktike me grupet e gatshme të ndërhyrjes në terren.
Këto stërvitje u përqendruan në zbatimin e proceduraveoperative standarde, përmirësimin e koordinimit taktikndërmjet strukturave përgjegjëse, si dhe në simulimin e skenarëve të ndryshëm të ndërhyrjes për menaxhimin e situatave në territorin portual. Përmes ushtrimeve praktike u testuan mekanizmat e reagimit të shpejtë, komunikimi taktik, disiplina në veprim dhe efikasiteti i ndërhyrjes dheneutralizimit në kushte të simuluara operacionale.
Zhvillimi i këtyre aktiviteteve kontribuon drejtpërdrejt nërritjen e gatishmërisë operacionale, forcimin e disiplinësprocedurale dhe garantimin e një niveli të lartë sigurie nëinfrastrukturën portuale, në përputhje me standardetndërkombëtare dhe kërkesat e Kodit ISPS.



