Atasheu amerikan në Portin e Durrësit, fokus te Porti i Ri në Porto Romano dhe siguria portuale

9.4.2026

Një delegacion amerikan, i kryesuar nga atasheu i Shteteve tëBashkuara të Amerikës, zhvilloi një vizitë zyrtare në Portin e Durrësit, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.

Gjatë takimit, në qendër të diskutimeve ishte zhvillimi i mëtejshëm i Portit të Durrësit, me theks të veçantë te projekti i Portit të Ri në Porto Romano, i konsideruar një investimstrategjik për rritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e infrastrukturës portuale në vend.

Palët ndanë gjithashtu vlerësime mbi ecurinë e operacioneveaktuale, duke diskutuar sfidat dhe mundësitë për rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj përdoruesve tëportit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë portuale, si njëelement kyç për garantimin e standardeve ndërkombëtare dheforcimin e besueshmërisë në aktivitetet tregtare dhe logjistike.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe rikonfirmoigatishmërinë e të dy palëve për forcimin e mëtejshëm tëmarrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve tëBashkuara të Amerikës.