Aktivitet intensiv në Terminalin e Konteinerëve të Portit të Durrësit 

24.06.2026 

Gjatë tre javëve të para të muajit qershor, në Terminalin e Konteinerëve të Portit të Durrësit janë përpunuar dhe evaduar rreth 6 mijë kontejnerë, ose mesatarisht rreth 300 kontejnerë në ditë. 

Ky volum pune konfirmon ritmin e lartë të aktivitetit në terminal dhe angazhimin e vazhdueshëm të strukturave operacionale për garantimin e përpunimit dhe evadimit në kohë të mallrave, duke ruajtur vazhdimësinë e zinxhirit logjistik dhe tregtar. 

Autoriteti Portual Durrës sqaron se fluksi më i lartë i kamionëve, i cili vihet re zakonisht në fillim të javës, lidhet me përqendrimin e tërheqjes së konteinerëve pas kufizimeve sezonale të qarkullimit të mjeteve të rënda gjatë fundjavës dhe nuk është rezultat i ndërprerjeve apo ngadalësimit të operacioneve portuale. 

Operacionet në Terminalin e Konteinerëve vijojnë normalisht dhe me ritme të larta, në funksion të përmbushjes së kërkesave të operatorëve ekonomikë dhe garantimit të efikasitetit të shërbimeve portuale.