APD/ Statistika, Janar 2026

25.02.2026

Porti i Durrësit përpunon mbi 271 mijë tonë mallra gjatëmuajit janar

Autoriteti Portual Durrës publikon të dhënat e aktivitetitpër muajin janar 2026, të cilat tregojnë një ecuri tëqëndrueshme në përpunimin e mallrave, pasagjerëvedhe mjeteve.

Gjatë kësaj periudhe, në katër terminalet portuale janëpërpunuar 271,073 tonë mallra, ndërsa janë trajtuar 30anije tregtare. Nga totali, 178,794 tonë janë importe dhe92,279 tonë eksporte.

Në terminalin e konteinerëve janë përpunuar 17,944 TEU, me një rritje prej 24% krahasuar me janarin 2025. Në terma tonazhi, mallrat e konteinerizuara arritën në171,327 tonë, ose 45% më shumë se në të njëjtënperiudhë të vitit të kaluar.

Gjatë muajit janar janë regjistruar gjithsej 61,027 pasagjerë, ose 13% më shumë krahasuar me janarin2025. Nga këta, 12,910 pasagjerë kanë hyrë në vend, ndërsa 48,117 kanë udhëtuar drejt porteve italiane. Trageteve kanë një rritje prej 5% krahasuar me tënjëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket transportit të mjeteve, gjatë kësaj periudhejanë përpunuar 21,481 njësi, përfshirë autovetura, kamionë dhe trailerë, ose 1,007 mjete më shumë se nëjanarin 2025.

Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë dhepërpunojë flukset tregtare dhe të udhëtarëve, duke garantuar vazhdimësinë e operacioneve portuale dheshërbimeve për operatorët dhe përdoruesit e portit.