17.03.2026
Autoriteti Portual Durrës vijon të forcojë bashkëpunimininstitucional me Doganën Shqiptare, në funksion të rritjes sëefikasitetit operacional dhe modernizimit të proceseve tëpërpunimit të mallrave në Portin e Durrësit.
Gjatë një takimi ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm tëAutoritetit Portual Durrës, z. Liburn Aliu, dhe Drejtorit tëPërgjithshëm të Doganave, z. Besmir Beja, u vlerësuapozitivisht bashkëpunimi i deritanishëm, i cili ka kontribuarnë përmirësimin e performancës operacionale dhemenaxhimin më efikas të flukseve në rritje të mallrave.
Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i mëtejshëm i proceseve doganore, përmes përmirësimit të procedurave nëhyrje dhe dalje të mallrave, si dhe optimizimi i kohës sëpërpunimit të kontejnerëve. Një rëndësi e veçantë iu kushtuaforcimit të analizës së riskut, me qëllim orientimin më të saktëtë kontrolleve dhe lehtësimin e procedurave për operatorëtekonomikë të besueshëm.
Autoriteti Portual Durrës theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të përdorimit të sistemeve të digjitalizuara dhe rritjessë shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjetinstitucioneve, si një hap kyç drejt përpunimit paraprak tëinformacionit mbi ngarkesat. Kjo qasje synon reduktimin e kohës së pritjes, uljen e barrës administrative për biznesin dherritjen e transparencës dhe sigurisë në zinxhirin logjistik.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. LiburnAliu, nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucionalmbetet thelbësor për përmirësimin e shërbimeve ndajoperatorëve ekonomikë, duke synuar reduktimin e kohës sëpërpunimit dhe rritjen e transparencës në çdo hallkë tëzinxhirit logjistik.
Në përfundim, palët riafirmuan angazhimin për të vijuarpunën e përbashkët në drejtim të digjitalizimit të proceseve, rritjes së ndërveprimit ndërinstitucional dhe zbatimit tëpraktikave bashkëkohore, me synim rritjen e efikasitetit, sigurisë dhe konkurrueshmërisë së shërbimeve në Portin e Durrësit.




