Autoriteti Portual Durrës pjesë e Panairit të Punës dhe Karrierës në UAMD

13.05.2026

Autoriteti Portual Durrës mori pjesë në edicionin e gjashtë të Panairit të Punës dhe Karrierës, zhvilluar në Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Ky panair synon të shërbejë si një pikëbashkimi për bashkëpunimin midis ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe për të prezantuar mundësitë që ofron ky treg në Durrës dhe më gjerë.

Gjatë aktivitetit, shumë studentë u interesuan dhe plotësuan formularët pranë stendës së APD-së, duke shprehur interes për praktika profesionale dhe programe internshipi pranë institucionit.

Autoriteti Portual Durrës vijon të mbajë një raport të konsoliduar bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, duke mbështetur përfshirjen e të rinjve në tregun e punës përmes praktikave profesionale, orientimit në karrierë dhe mundësive për zhvillim profesional në sektorin portual.