Mbi 75 mijë pasagjerë përmes Portit të Durrësit në 10 ditët e para të gushtit

10 Gusht 2026

Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht, në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit janë përpunuar gjithsej 75,962 pasagjerë, në hyrje dhe dalje të vendit.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, nga data 1 deri më 10 gusht, 51,259 pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, ndërsa 24,703 pasagjerë janë nisur drejt porteve italiane.

Të dhënat tregojnë se fluksi më i lartë gjatë kësaj periudhe është regjistruar në disimbarkim, në një kohë kur sezoni veror shoqërohet me rritjen e lëvizjes së udhëtarëve dhe ardhjen e emigrantëve e turistëve në vend.

Terminali i Trageteve vijon përpunimin e fluksit të pasagjerëve dhe automjeteve që udhëtojnë në linjat detare që lidhin Durrësin me portet italiane.