Nis sezoni i jahteve turistike, “Seagull MRD” ankorohet në Portin e Durrësit

21.04.2026

Me nisjen e sezonit turistik pranveror, Porti i Durrësitmirëpret një tjetër njësi elitare të lundrimit, duke konfirmuarrolin e tij në rritje në hartën e turizmit detar në rajon por edhenë rritjene  cilësisë së shërbimeve portuale.

Jahti luksoz “Seagull MRD”, i klasifikuar si superjahtmodern, është ankoruar në kalatat portuale, duke sjellë njëprani mbresëlënëse në infrastrukturën portuale të vendit. Me një gjatësi prej 50 metrash dhe gjerësi 8 metra, ai përfaqësonnjë kombinim të avancuar të dizajnit bashkëkohor me teknologjinë moderne detare, i projektuar për komoditetmaksimal dhe performancë të lartë në lundrime të gjata.

Nën flamurin e Maltës, “Seagull MRD” përfshin DetinAdriatik në itineraret e tij, duke e pozicionuar Portin e Durrësit si një ndalesë të rëndësishme për turizmin elitar nëbrigjet mesdhetare.

Ankorimi i këtij superjahti shënon një fillim premtues tësezonit të jahteve turistike, duke reflektuar rritjen e interesitpër destinacionet shqiptare dhe potencialin në zhvillim tëturizmit luksoz.

Porti i Durrësit vijon të konsolidojë rolin e tij si një portëhyrëse për këtë segment të turizmit, falë investimeve nëinfrastrukturë dhe përmirësimit të vazhdueshëm tëshërbimeve, duke garantuar standarde të larta për pritjen dheasistimin e mjeteve të avancuara të lundrimit.