NJOFTIM PUBLIK 

“Mbi fillimin e regjistrimeve në kursin profesional për Reachstacker, pranë Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), Autoriteti Portual Durrës”

Autoriteti Portual Durrës njofton se Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) hap regjistrimet për kursin profesional për Reachstacker (stivues konteinerësh). 

📅 Regjistrimet nisin më datë 2.12.2025, nga e Hëna në të Premte 
⏱ Ora 10:00–16:00
📍 Pranë Njësisë së Formimit Profesional, Autoriteti Portual Durrës

🎯 Qëllimi i kursit 

Kursi për Reachstacker është një program teoriko–praktik, me theks të veçantë te praktika (raport mesatar 30% teori dhe 70% praktikë). 
Kursantët, pas përfundimit të trajnimit dhe praktikës me reachstacker në prani të punonjësve të kualifikuar, do të jenë në gjendje të kryejnë manovra të sigurta dhe efikase në kushte të ndryshme pune, moti, ngarkese dhe kompleksiteti operacional. 
Gjithashtu, kursantët aftësohen të kryejnë shërbime bazë mirëmbajtjeje të pajisjes. 

📝 Licencimi dhe standardet 

Autoriteti Portual Durrës, në funksion të vendosjes së standardeve të kualifikimit dhe të punës së sigurt në terminalet portuale, është i licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) me Licencë nr. LN-1071-03-2010, për ofrimin e kurseve të formimit profesional në porte dhe lëshimin e Dëshmisë së Aftësisë Profesionale për: 


a. Punonjësit e Autoritetit Portual Durrës dhe të porteve të tjera në Republikën e Shqipërisë 
b. Operatorët dhe përdoruesit publikë e privatë të porteve 
c. Personat e interesuar që plotësojnë kriteret dhe dëshirojnë të kualifikohen në këtë fushë 

  • Qendra e Ekselencës për Ҫeshtjet Detare vë në dispozicion të kursantëve: 
  • Ambjentin e trajnimiti cili plotëson kushtet e nevojshme për zhvillimin e trajnimit.
  • Infrastrukturën e praktikesFacilitet si mjet reachstacker janë në dispozicion të plotë.
  • Kurikulat përkatese, Temat teorike për zhvillimin e kursit të reachstacker si dhe programet e punës.
  • Lektorëttë cilët janë pjese e stafit inxhinieriko-teknik të APD-së, me përvojë të konsiderueshme pune, si dhe lektorë të tjerë të kualifikuar.
  • Dëshminë e Aftësisë Profesionale, pas përfundimit të kursit teoriko-praktik kursanti do ti nënshtrohet një testimi të njohurive të përftuara dhe do të pajiset me dëshminë përkatëse.
  • Kohëzgjatja e kursit për reachstacker është planifikuar të jetë rreth 265 orë. 
  •  Dokumentacioni i  kërkuar për kursantët është: 
  • – CV 
  • – Kopje e Kartës së Identitetit 
  • – Certifikatë mjekësore me fotografi , që vërteton aftësinë shëndetësore  
  • – Dy fotografi  
  • – Patente mjeti( nëse disponon)
  • § Afati i fundit i regjistrimit është data 27.02.2026 

Për më shumë informacion mbi  modulet e kursit për reachstacker, tarifën e kursit etj,  mund të na kontaktoni në adresën e emailit: 

[email protected]

 Ju mirëpresim.