Përfundon me sukses kursi 6-mujor për “Vinçier Portual” në Autoriteti Portual Durrës

06.05.2026

Në ambientet e Autoritetit Portual Durrës u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së dëshmive për 48 kursantët që përfunduan me sukses kursin profesional për “Vinçier Portual”, organizuar nga Qendra e Ekselencës për Çështje Detare (CEMA).

Kursi, i çelur në muajin tetor 2025 për herë të dytë nga CEMA, zgjati 6 muaj dhe u zhvillua përmes një programi të kombinuar me leksione teorike dhe praktike, duke u ofruar pjesëmarrësve njohuri të zgjeruara mbi operacionet portuale dhe përdorimin e pajisjeve të specializuara në terren.

Gjatë kësaj periudhe, kursantët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e punës në ambientin portual, si dhe të përfshihen në praktika profesionale të orientuara drejt kërkesave reale të sektorit detar dhe logjistik.

Ceremonia e zhvilluar në Sallën e Konferencave “Hysni Aruçi” shënoi përmbylljen e suksesshme të këtij programi trajnimi, duke reflektuar angazhimin e Autoritetit Portual Durrës dhe CEMA-s në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e specialistëve të rinj për tregun portual dhe detar në vend.