Thirrje për Shprehje Interesi për Auditimin Ligjor të Pasqyrave Financiare 2025

NJOFTIM PUBLIK

Thirrje për Shprehje Interesi për Auditimin Ligjor të Pasqyrave Financiare 2025

Autoriteti Portual Durrës (APD) fton subjektet e licencuara për ushtrimin e veprimtarisë së auditimit ligjor të shprehin interesin e tyre për kryerjen e auditimit të pasqyrave financiare të APD-së për vitin ushtrimor 2025, në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).

OBJEKTI:

Auditimi i pasqyrave financiare individuale dhe të konsoliduara të APD-së për vitin që mbyllet më 31 dhjetor 2025 dhe dhënia e një opinioni të pavarur mbi pozicionin financiar, performancën financiare dhe flukset e parasë.

Shërbimi përfshin verifikimin e pasqyrave financiare sipas SNRF, vlerësimin e politikave kontabël, kontrollin e inventarit të aktiveve, analizën e shpenzimeve, si dhe hartimin e Raportit të Auditimit dhe Letrës së Menaxhimit me rekomandime për përmirësim.

GJUHA E RAPORTEVE:

Shqip dhe Anglisht.

KRITERET E KUALIFIKIMIT:

Autoriteti Portual Durrës administron dhe menaxhon një volum të konsiderueshëm fondesh publike dhe të ardhurash, duke përfshirë të ardhura nga shërbimet portuale, kontrata koncesionare, investime madhore, marrëdhënie financiare me operatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kjo e bën APD-në një njësi ekonomike me rëndësi të veçantë financiare dhe me rrezik të shtuar operacional e reputacional.

Për të garantuar një auditim cilësor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, kërkohet që audituesi të plotësojë disa kritere:

– Subjekti duhet të jetë Auditues Ligjor i licencuar dhe i regjistruar në IEKA;

– Të ketë minimum 10 vite eksperiencë në auditimin sipas SNRF;

– Të ketë në ekip të paktën 2 auditues ligjorë me eksperiencë mbi 10 vite;

– Të ketë të paktën 1 anëtar me tituj profesionalë ACCA, CPA, FCCA ose ekuivalent;

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQITET:

1. Letër Shprehje Interesi bashkë me ofertën ekonomike

2. Prezantim I subjektit(metodologjia, plani i punës, ekipi dhe plotësimi I kritereve)

ADRESA E DORËZIMIT:

Dokumentacioni duhet të dorëzohet brënda datës 20.02.2026 me zarf drejtuar Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës, pranë zyrave të Autoritetit Portual Durrës me adresë:

Rruga Tregtare, Lagjja Nr. 1
Durrës, Albania

Autoriteti Portual Durrës