Festat e fundvitit, nis fluksi i hyrjeve nëpërmjet Portit të Durrësit/ 20 Dhjetor 2021

Fundjava që lamë pas, ka shënuar nisjen e fluksit të lartë të udhëtarëve të cilët hyjnë në vendin tonë nëpërmjet portit më të madh në vend.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se gjatë datës 18 dhe 19 dhjetor 2021 kanë udhëtuar 5221 pasagjerë, prej të cilëve numërohen 4184 pasagjerë në hyrje dhe1037 pasagjerë në dalje. 
Festat e fundivitit regjistrojnë dhe nisjen e lundrimeve doppio course ku vetëm gjatë fundjavës që lamë pas, nga porti I Durrësit drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas kanë lundruar 9 tragete.

Ndërsa pritet që ky numër të rritet edhe më tej gjatë ditëve në vijim, institucionet shtetëtore dhe operatorët privatë kanë marrëtë gjitha masat e nevojshme për menaxhimin sa më efektiv të situatës duke mundësuar përpunimin në kohë dhe evitimin e vonesave gjatë proceseve të hyrje-daljeve.