Mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë jashte atdheut, kanë zgjedhur që festat e fundvitit ti kalojnë pranë familjeve e të afërmve të tyre në Shqipëri. Të dhënat e hyrje-daljeve në pikat kryesore kufitare tregojnë se ky vit ka patur rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës, kur kishte ende kufizime të pjesshme postpandemike.
Porti i Durrësit ka shërbyer si një ndër pikat kufitare hyrëse më të rëndësishme në rrugë detare, duke regjistruar në 10 ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas, plot 30.000 qyetarë që kanë hyrë në vendin tonë.
Autoritetet shtetërore e privatë që operojnë në këtë nyjë të rëndësishme të vendit kanë operuar me kapacitet të plotë, duke shmangur vonesat apo krijimin e rradhëve në përpunimin e tyre në 26 sportelet. Tragetet e linjave nga Durrësi drejt Barit e Ankonës (Itali) kanë operuar me rrugë dyfishe përgjatë periudhës 22.12.2022-24.12.2022, kur u shënua dhe numri më i lartë i udhëtarëve në hyrje.
Autoriteti Portual Durrës, nëpërmjet një plani të posaçëm masash, ka koordinuar mbarëvajtjen e fluksit dhe menaxhimin e operatorëve në territorin portual. Ndërkohë, ditët e para të vitit 2023, ka nisur të ndjehet fluksi i përqëndruar tashmë në dalje, pra nga vendi ynë në drejtim të porteve italiane.
Nga data 4 janar dhe deri më datë 9, sipas të dhënave zyrtare, konfirmohet se tragetet do të operojnë me lundrime dyfishe brenda ditës për përballimin e fluksit të udhëtarëve.