Muaji gusht ka nisur me intensitet përpunues në kalatat portuale të Portit më të madh në vend.
Sipas të dhënave të Dispeçerisë së APD-së, vetëm gjatë dy ditëve të para të këtij fillim muaji janë përpunuar 23, 349 mijë tonë mallra të ndryshme, nga 8 anije tregtare të bregëzuara dhe 999 copë konteinerë. Mallrat e përpunuara janë kryesisht melaminë, grurë, ure dhe llamarinë, etj.
Ndërkohë, java ka nisur me përpunimin e në 4 anijeve tregtare të akostura në Terminalin Perëndimor(TMGJ) dhe atë të Konteinerëve, nga të cilat po shkarkohen hekur dhe konteinerë.