Pesë anije me mallra dhe konteinerë priten sot në portin e Durrësit.
Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD mësohet se një anije me 7,500 ton grurë grurë sapo është ankoruar në Terminalin Perëndimor, ndërsa katër anije të tjera priten në port gjatë ditës së hënë.
Nga Qendra e Informacionit portual, mësohet gjithashtu se nga anijet tregtare do të përpunohen 38 mijë t mallra të ndryshme, si grurë, qymyr, ure’ dhe melaminë. Vetëm nga anija “Fu Quan Shan” në Terminalin Lindor do të shkarkohen 21 mijë t qymyr – shtuan burimet.
Ndërkaq, po sot në Terminalin e Konteinerëve pritet të ankorohet anija “Pacific Dalian” me 365 konteinerë.