Fillimshekulli i XX, porti i Durrësit në fotot e kohës

Nuk ka qytet në Shqipëri për të cilin të jetë shkruar më shumë se sa për Durrësin, po ashtu edhe për portin e tij. Bashkëjetesa e portit me Durrësin është e hershme, sa që vazhdon të diskutohet pyetja: U ndërtua qyteti pranë portit, apo porti pranë qytetit?

Në 3000 vjetët e historisë së tij qyteti ka marrë emërtime, të cilat vazhdojnë të përdoren njëlloj siç përdoreshin në antikitet dhe në mesjetë.

Duke nisur që nga historianët e parë, që në shek e 5-të p.e.r. Durrësi është përmendur me mijra herë nga udhëtarë, politikanë, oratorë, poetë e historianë.

Gjatë shekujve të fundit porti e humbi rëndësinë e tij fillestare. Mjetet lundruese të udhëtarëve dhe të mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin varka shkarkimi në radën portuale të Durrësit.

Këto foto që janë gjetur në libra studimorë apo në rrjete sociale dëshmojnë situatën e portit të Durrësit në fillim të shekullit të XX-të, në prag të shpalljes së Pavarësisë.

0001
0003
0004
0005
0006
0007
0008
0009