•Është organizuar një grup i gatshëm patrullimi Polici – Doganë- Siguri Portuale në Durrës.
•Një flotë autobuzësh e vënë në dispozicion nga @durresport, ka mundësuar sot transportin e tifozëve drejt Fan-Zones përkatëse në Tiranë dhe do ti transportojë në Durrës pas fundit të ndeshjes.
•Trageti i mbrëmjes në drejtim të Barit me Adria Ferries, është parashikuar të niset në 03:00 të mëngjesit të datës 26 Maj, për t’i dhënë mundësinë tifozëve që të largohen pas ndeshjes.
•Mbrëmjen e kaluar Autoriteti Portual Durrës dhe Policia e shtetit, mundësuan largimin e rreth 80 tifozëve të përfshirë në skena dhune përgjatë ditës se djeshme në Tiranë, të cilët u nisen për në Bari në orët e para të mëngjesit.
Mirënjohës kolegëve të Policisë së Shtetit, Policisë kufitare dhe Kapitenerisë së Portit për gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e kësaj feste të madhe të futbollit europian