Forcat zjarrfikëse të APD-së asistojnë në një rast zjarri në qytet

Forcat dhe mjetet zjarrfikëse të Autoritetit Portual Durrës sot në mesditë kanë punuar për shuarjen e flakëve të zjarrit që përfshiu një lokal veror në afërsi të Currilave.


Pas njoftimit të marrë, automjeti dhe forcat zjarrfikëse të APD kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe brenda një periudhë të shkurtër kanë vënë në kontroll zjarrin, duke shmangur mundësinë e përhapjes së tij.


Gjatë këtij viti forcat zjarrfikëse të APD kanë mbështetur Repartin e PMNZSH të qytetit, duke kontribuar në rastet e zjarreve, përmbytjeve si dhe në emergjencën pas tërmetit të 26 nëntorit.