Agjencia zyrtare e lajmeve, që njihet si Agjencia Telegrafike Shqiptare, katër vite më parë i ka dhuruar Autoritetit Portual Durrës disa foto të fotografëve të njohur Arben Çela dhe Mihal Progonati.
Pamjet i përkasin kapërcyellit të viteve 1960-1970, dhe sipas historikut “Porti në rrjedhën e viteve”, janë dëshmi e periudhës 1950-1968, kur u ndërtuan kalatat 2 – 8.
Në vitin 1968 përfundoi edhe thellimi i kanalit hyrës të portit, sipas pozicionit aktual. Sipas Historikut, kanali i vjetër e merrte kthesën më në veri. Në atë kohë, kanali u zgjerua në 60 metra, me thellësi 9,5 metra dhe gjatësi 1,2 milje.
Në të njejtin vit u prodhua elektrovinçi i parë i markës shqiptare me kapacitet 5 ton – shkruhet në historikun “Porti në rrjedhën e viteve”.