Fotot e një vizite të veçantë në Portin e Durrësit: bregëzimi i fregatës franceze “Aconit” i klasit La Fayette (FLF) / 20 Prill 2022

Vizita ka në fokus forcimin e bashkëpunimit mes Forcës Detare shqiptare dhe Marinës kombëtare franceze, duke rritur shkallën e ndërveprimit përmes trajnimeve në kuadrin e angazhimeve të përbashkëta në NATO.

Fregata Aconit ka filluar shërbimin aktiv në vitin 1999, dhe është një nga pesë fregatat e klasit La Fayette të Forcës franceze të veprimit detar. Si një anije luftarake polivalente, Aconit mund të operojë veçanërisht në misione të mbikqyrjes detare dhe të zbulimit.

PAK HISTORI :

Fregata aktuale është anija e pestë e marinës franceze që mban emrin “Aconit” në vazhdën e traditës së iniciuar nga Gjenerali Charles de Gaulle në vitin 1941, kur korveta e parë me këtë emër ishte pjesë e Forcave detare të lira franceze të cilat luftuan kundër pushtimit nazist përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në përkujtim të kësaj tradite anijet pasuese mbajnë në bashin e tyre flamurin e Forcave Detare të Lira Franceze me Kryqin e Lorenës.