Forcat e Sigurisë Portuale zhvilluan sot paradite analizën e veprimtarisë gjatë vitit 2017.
Së bashku me drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të APD, Artjan Qirici, në analizën vjetore të FSPD morën pjesë edhe prefekti i qarkut, Roland Nasto, drejtori i Administratës Detare, Paulin Ndreu, drejtori i Regjistrit Detar, Emiljan Jani dhe drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë portuale, Hysni Aruçi.
Në emër të drejtorisë së FSPD, materialin e analizës vjetore 2017 e referoi nëndrejtori, Shefqet Xhixha.
Drejtori Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, u ndal veçanërisht në përmirsimin e problematikave me të cilat duhet të përballen forcat e sigurisë gjatë vitit në vazhdim, ndërsa dëgjoi edhe shqetësimet e oficerëve të FSPD në ushtrimin e detyrës së tyre.
Më pas, drejtori i Forcave të Sigurisë Portuale, FSPD, Sokol Sula, i cili drejtoi mbledhjen e analizës ua dha fjalën drejtuesve të institucioneve të pranishëm, si dhe prefektit të qarkut, Roland Nasto.