Efektivi i FSPD-së po i nënshtrohet këto ditë testimit vjetor, i cili synon jo vetëm njohjen e parametrave personalë të punonjësve, por edhe përmirsimin e standardeve.
Të ndarë në grupe prej 25-30 vetë, personeli i FSPD ka nisur që nga dita e hënë testimet, të cilat po kryhen në kompleksin sportiv “Niko Dovana” tëqytetit.
Shefi i stërvitjes në FSPD, Haxhi Ballgjini tha se 11 testimet individuale përfshijnë vrapime në distancat 50 dhe 300 metra, e më pas pompa, zvarritje, transport personi, etj.
Sipas n/drejtorit të FSPD, Karafil Sula, plani vjetor i FSPD parashikon njohjen e përvitshme të parametrave të gjendjes fizike të personelit, çka ndikon drejtpërdrejt edhe në performancën gjatëveprimtarisë së përditshme.
Testimet e personelit të FSPD do të vijojnë për njëjavë radhazi.