Ftesë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për promovimin e kompanisë amerikane “Tranzicion Networks”, Inc. 30 janar 2014

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, mori pjesë në pritjen që u zhvillua në Hotel Rogner, të enjten në orën 09.30, për të promovuar kompaninë amerikane “Transition Networks, Inc”, event i cili u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Kompanisë informatike “Transition Network, Inc”, e cila ka zgjedhur si partner të saj në Shqipëri, kompaninë “Tetra Solution”.

Në qendër të këtij takimi ishte prezantimi i kompanisë amerikane “Transition Network, Inc” e specializuar prej 25 vjtësh në zhvillimin dhe ekspertizen e ofruar në prodhimet hardwer dhe në ofrimin e një gamë të plotë produktesh me fibra optike, në çdo rrjet të dhënash për të menaxhuar trafikun e rrjetit në mënyrë të besueshme.

Fjalën e hapjes së takimit e mbajti Ambasadori i SHBA z. Aleksandër Arvizu, i cili bëri një prezantim të shkurtër të shoqërisë dhe pritshmërive të tij pozitive rreth Kompanisë “Transition Networks, Inc”.

Në fund të takimit z. Cairns nënvizoi tek të pranishmit misionin e kompanisë “Transition Networks, Inc”, atë të mundësimit tek partnerët dhe palët e interesuara, mundësimin e produkteve me cilësi dhe shërbim të lartë. “Politika që ne ndjekim është sigurimi i cilësisë së

qëndrueshme dhe produkte ekologjikisht miqësore, është thelbësore për të gjithë ne që të përpiqemi për përmirësimin dhe e vazhdueshme të cilësisë duke ruajtur avantazhet”- u shpreh z. Cairns.

Porti i Durrësit, shprehu interes të lartë për të bashkëpunuar me kompani në fushën e Teknologjisë së Informacionit, si mundësi për tu azhornuar me të gjitha shërbimet e reja në këtë fushë.