Gjatë fundjavës së kaluar dhe në ditët e festave të nëntorit në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 7 anije me 24.500 ton gjithsej, dhe një tjetër me 185 kontejnerë.
Sipas Dispeçerisë së APD, gjatë katër ditëve, puna në port ka vijuar normalisht. Në kalatat 1, 2 dhe 5 të Terminalit perëndimor janë përpunuar tre anije, me
përkatësisht 2104 ton lidhje hekuri, 4324 ton melaminë dhe 3100 ton grurë.
Ndërkaq në kalatën 10 janë ngarkuar 4500 ton çimento për eksport dhe nga një anije tjetër janë shkarkuar 7220 ton skrap. Në kalatën 6 nga anija “Leo I” janë shkarkuar 185 kontejnerë.
Gjatë kësaj jave pritet të mbërrijnë katër anije të tjera, në të cilat do të përpunohen rreth 25 mijë ton mallra eksporti dhe importi.