Fundjava e Pashkëve, me tragete 2-3 herë më shumë udhëtarë

Në prag të ditës së Pashkëve në portin e Durrësit kanë mbërritur 2-3 herë më shumë udhëtarë se sa në ditët e zakonshme.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se 32.430 udhëtarë me 5.960 autovetura kanë shfrytëzuar lëvizjen me tragete vajtje – ardhje që nga fillimi i këtij muaji. Por numri më i madh ditor i tyre është shënuar në lundrimin e trageteve Bari – Durrës dhe Ankona – Durrës gjatë periudhës 19-21 prill, në vigjilje të ditës së Pashkëve.

Sipas të dhënave gjatë tre ditëve të fundjavës së kaluar në Durrës kanë mbërritur me tragete 4.764 udhëtarë me 1.027 autovetura gjithsej. Gjatë ditëve të javës në Durrës mbërrijnë mesatarisht me tragete 400-700 udhëtarë.