Fundjava: priten edhe pesë anije me 17 mijë ton mallra dhe 55 kontejnerë

Pesë anije me afro 17 mijë ton mallra të ndryshme pritet të ankorohen në fundjavë në portin e Durrësit, ndërsa në kalatat 11 dhe 5 vijon përpunimi i anijes “Sirios Cement” që po ngarkohet me 12.500 ton [imento për eksport, si dhe anijes “Frojdi II” nga e cila po shkarkohen 1337 ton lidhje hekuri.

Nga burime të APD mësohet se mbrëmjen e sotme pritet të mbërrijnë në radën portuale anija “Huda F”, nga e cila do të shkarkohen 4000 ton superfosfat. Anija “Edro IV” që mbërrin po sot do të ngarkojë 2650 ton [imento për eksport në kalatën 10, ndërsa në kalatën 6 do të fillojë shkarkimi i 55 kontejnerëve nga anija “Asiatic Liberty”.

Anija “Jaohar Rima” me 5460 ton skrap, e cila do të shkarkohet në kalatën 10 mbërrin në portin më të madh të vendit ditën e shtunë.

Ditën e djelë priten anijet “Seher Yldizi” dhe “Suha Queen”, që do të ankorohen në kalatat 1 dhe 4 e do të shkarkojnë përkatësisht 2000 ton plehra kimike dhe 2650 ton superfosfat.