Gusht 2019, përpunohen 24 anije në Terminalin Perëndimor, 4 të tjera në përpunim

24 anije tregtare me afro 71,500 ton mallra janë përpunuar që nga fillimi i muajit gusht në Terminalin Perëndimor të portit të Durrësit – bëhet e ditur nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës APD. Ndërkaq në kalata vazhdon puna për përpunimin e katër anijeve të tjera.

Nga i njejti burim mësohet se 8 nga 24 anijet e përpunuara deri tani në këtë Terminal kanë shkarkuar grurë, ndërsa mallrat dhe materialet e shkarkuara nga të tjerat janë: tuba çeliku, hekur, melaminë, xhama, kripë dhe plehra kimike.

Aktualisht në Terminalin Perëndimor po shkarkohen katër anije me mbi 10 mijë ton grurë, melaminë dhe mallra ushqimore. Terminali i Mallrave Gjenerale, siç njihet ndyshe Terminali Perëndimor, është një nga katër Terminalet e portit më të madh të vendit.

t
tp 010
tp 014
tp 015
tp 013