Gusht 2020/ Tragetet kanë kryer 79 lundrime vajtje-ardhje, numri i kamionëve dhe trailerëve ruajnë të njejtin ritëm/ 08 shtator 2020

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim, gjatë muajit gusht të këtij viti, kanë transportuar afro 49 mijë tonë mallra me kamionë dhe trailerë, ose 66 lundrime më pak se sa në gushtin e vitit të kaluar – bëhet e ditur nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD.

Gjatë një muaji tragetet kanë kryer 79 lundrime gjithsej, nga 145 që janë realizuar gjatë të njëjtës periudhe të një viti më parë.

Kufizimet e lëvizjeve për shkak të masave të marra nga pandemia në kalimet kufitare të kontinentit, kanë ndikuar në rënien e shifrave të udhëtarëve me tragete edhe gjatë muajit gusht 2020.

Ndërkaq numri i kamionëve dhe trailerëve ka ruajtur të njejtin ritëm me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Tragetet kanë transportuar 2,161 kamionë dhe 137 trailerë me rreth 31 mijë tonë mallra në hyrje dhe mbi 17 mijë tonë në dalje nga porti i Durrësit.